
Qurani në Shqip
ʽAbasa
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
- 2. Ngase atij i erdh i verbëri.
- 3. E ku mund ta dish ti, ndoshtaai dotë pastrohet.
- 4.Apodo të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!
- 5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
- 6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
- 7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
- 8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
- 9. Dhe meqë ai frikësohet,
- 10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nukiavë veshin fjalës së tij),
- 11. Jo ashtu!Në të vërtetë këto janë këshilla.
- 12.Kushdo merr mesim nga kjo (nga Kur’ani).
- 13. Është këshillë në flet të çmueshme.
- 14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.
- 15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
- 16. Të nderuar e të ruajtur.
- 17. Qoftë mallkuar njeriu,samohues i fortë është ai!
- 18.Poprej çkafi e krijoi Ai atë?
- 19. Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
- 20. Pastaj atijialehtësoi rrugën.
- 21. Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët).
- 22. Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
- 23. Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
- 24. Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
- 25. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
- 26. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
- 27. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
- 28. Edhe rrush e perime,
- 29. Edhe ullinj e hurma,
- 30. Edhe kopshte të dendura,
- 31. Dhe pemë e kullosa,
- 32. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
- 33. E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
- 34. Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
- 35. Prej nënës dhe prej babait të vet,
- 36. Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet.
- 37. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.
- 38. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
- 39. Të buzëqeshura e të gëzuara.
- 40. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
- 41. Që i ka mbuluar errësira e zezë,
- 42. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.