
Qurani në Shqip
Ad-Dukhân
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Ha, Mimë.
- 2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga ekota)!
- 3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm.
- 4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.
- 5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
- 6. (E zbeitëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
- 7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
- 8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
- 9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
- 10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
- 11. Ai (tymi) i përfdhinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
- 12. (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
- 13. Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
- 14.Poia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe thanë: “I mësuar prej dikujt, i çmendur”.
- 15. Ne do t’ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni kotësisë.
- 16. (Përkujto) Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’u hakmerremi.
- 17. Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
- 18. (U pat thënë): “Të m’i dorëzoni robërit e All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
- 19. E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
- 20. Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni).
- 21. E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)!”
- 22. E thirri Zotin e vet: “Këta janë popull kriminelë”.
- 23. (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.
- 24. Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet.
- 25. Sa kopshte e kroje kanë lënë!
- 26. Edhe ara të mbjella e vende të bukura.
- 27. dhe sa të mira që i kanë përjetuar.
- 28. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.
- 29. Prë ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.
- 30. Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënqmuese,
- 31. Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.
- 32. Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.
- 33. Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.
- 34. E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
- 35. “S’ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!
- 36. Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
- 37. A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
- 38. Ne nuk krijuam qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, pa një qëllim.
- 39. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.
- 40. S’ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është e caktim i të gjithë atyre.
- 41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
- 42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi.
- 43. Është e vërtetë se pema e Zekumit,
- 44. Do të jetë ushqim i mëkatarëve.
- 45. vlon si katran (si pezhgeja) në barqet.
- 46. Ashtu si vlon uji i valë.
- 47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne ne mes të Xhehennemit.
- 48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin.
- 49. (I thuhet): Shijoje! se ti je ai forti, i autoritetshmi.
- 50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
- 51. Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.
- 52. Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin.
- 53. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
- 54. Ja kështu, edhe e martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija).
- 55. aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj peme dhe atyjanë të sigurt.
- 56. Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit.
- 57. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
- 58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marin mësim.
- 59. (Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur.