
Qurani në Shqip
Adh-Dhâriyât
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
- 2. Për retë që e bartin shiun e rëndë.
- 3. Për anijet që lundrojnë lehtë.
- 4. Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
- 5. S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.
- 6. Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
- 7. Për qiellin plot rrugë.
- 8. Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,
- 9. Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
- 10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
- 11. Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
- 12. E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”
- 13. Dita kur ata digjen në zjarr.
- 14. Përjetonie dënimin tuaj,kyështë ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
- 15. Të devotshmit janë në kopshte e burime.
- 16. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
- 17. Ata qenë të cilët pak flinin natën.
- 18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
- 19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
- 20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
- 21.Poedhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
- 22. E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
- 23. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
- 24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
- 25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”
- 26. Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
- 27. Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
- 28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
- 29. E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
- 30. Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.
- 31. Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
- 32. Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”
- 33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
- 34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
- 35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
- 36.Ponuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
- 37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.
- 38. (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
- 39. E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”
- 40. E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
- 41. Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
- 42. E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.
- 43. Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë .
- 44. E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
- 45. Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen.
- 46. Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
- 47. Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
- 48. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
- 49. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).
- 50. Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
- 51. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.
- 52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”
- 53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
- 54. Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
- 55. Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
- 56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
- 57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
- 58. All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.
- 59. S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
- 60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!