
Qurani në Shqip
Al-ʽAdiyât
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Pashavrapuesite shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
- 2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
- 3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
- 4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
- 5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
- 6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
- 7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).
- 8. Dhe ai është që shumë edopasurinë.
- 9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza?
- 10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
- 11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.