
Qurani në Shqip
Al-Aʽlâ
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë!
- 2. I cili krijoi dhe përsosi,
- 3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
- 4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;
- 5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
- 6. Nedotë lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).
- 7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron.Ai e di të haptën e të fshehtën.
- 8. Dhe Nedota lehtësojmë ty më të lehtën.
- 9. Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi.
- 10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
- 11. Ndërsa do të shmanget më i keqi,
- 12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
- 13. Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.
- 14. Ka shpëtuar ai që është patruar.
- 15. Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.
- 16. Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë,
- 17. Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm.
- 18. Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta:
- 19.nëbroshurat e Ibrahimit dhe të Musait.