
Qurani në Shqip
Al-Balad
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Betohem në këtë qytet!
- 2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!
- 3. Betohem në prindin dhe në atë qëlindprej tij!
- 4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
- 5.Amendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
- 6. E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”
- 7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
- 8. A nuk i dhamë Ne atijdysy?
- 9. Edhe gjuhë edybuzë?
- 10. Dhe i sqaruam atij për tëdyrrugët.
- 11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë – qafëmalit).
- 12. E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?
- 13. Është lirimi i një skllavi,
- 14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
- 15. Ndonjë jetimi që është i afërt,
- 16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.
- 17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë).
- 18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
- 19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës.
- 20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.