
Qurani në Shqip
Al-Burûj
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Pasha qiellin me plot yje,
- 2. Pasha ditën e premtuar,
- 3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
- 4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
- 5. Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
- 6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
- 7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
- 8. E nuk patën pse t’i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
- 9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
- 10. Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
- 11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj.eai është suksesi më i madh.
- 12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
- 13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
- 14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
- 15. Është i zoti i Arshit, të madhëruar!
- 16. E punon atë që dëshiron.
- 17.Atë ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
- 18. Të faraonit dhe të Thmeudit?
- 19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
- 20.PoAll-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)!
- 21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm.
- 22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).