Qurani në Shqip
Al-Fajr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Pashaagimin!
- 2. Pashadhjetënetët!
- 3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!
- 4. Pashanatënqë shkon!
- 5. A janë këto betime për të mençurin?
- 6. A nuk e i ti se ç’bëri Zotiytme Ad-in?
- 7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
- 8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
- 9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
- 10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
- 11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
- 12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
- 13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
- 14. Pse Zotiytështë që përcjell (u rri në pritë).
- 15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”
- 16. Por, kur për ta sprovuariapakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”
- 17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
- 18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
- 19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).
- 20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
- 21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
- 22. Dhe kur të vijë Zotiytdhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë!
- 23. Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi?
- 24. Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!”
- 25. Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush.
- 26. Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush.
- 27. O shpirt i qetësuar!
- 28. KthehuteZoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)!
- 29. Hyr mes robërve të Mi!
- 30. Dhe hyr në Xhennetin Tim!