
Qurani në Shqip
Al-Falaq
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
- 2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
- 3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
- 4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
- 5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.