
Qurani në Shqip
Al-Ghâshiyah
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?
- 2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,
- 3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
- 4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
- 5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.
- 6. Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.
- 7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
- 8. Atë ditë dheh fytyra të ndritshme,
- 9. Të kënaqura për veprimet e veta,
- 10. Në Xhennet të shkallës së lartë,
- 11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,
- 12. Aty ka kroje që rrjedhin,
- 13. Aty kanë shtretër të lartë,
- 15. Edhe jastekë të renduar për mbështetje,
- 16. Edhe qilima të shtruar.
- 17. A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?
- 18. Edhe qiellin se si është ngritur lart!
- 19. Edhe kodrat se si janë venduar!
- 20. Edhe tokën se si është shtruar!
- 21. E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues,
- 22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!
- 23. Përveç atij zbrapset e nuk beson,
- 24. All-llahu atë me vuajtje e dënon.
- 25. VetëmteNe kthimin e kanë.
- 26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaira e tyre.