
Qurani në Shqip
Al-Hâqqah
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
- 2.ç’ështëkijameti?
- 3.çkatë mësoi ty se ç’është kijameti?
- 4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
- 5.Sai përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
- 6. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
- 7. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.
- 8. Ae sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
- 9. Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.
- 10. Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm).
- 11. Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
- 12. Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
- 13. E kur të fryhet në surë një e fryeme.
- 14. Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.
- 15. Në aë kohë ndodh e vërteta (kijameti).
- 16. E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur.
- 17. Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
- 18. Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.
- 19. Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie librintim!”
- 20. Unë kam qenë i bindur se do tëjapllogarinë time.
- 21. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
- 22. Në një Xhennet të lartë.
- 23. Pemët e tij i ka krejt afër.
- 24. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
- 25. Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
- 26. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.
- 27. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
- 28. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
- 29. U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
- 30. U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat!
- 31. Pastaj atë shtinie në . .
- 32. Mandej, lidhne atë me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
- 33. Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
- 34. Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit.
- 35. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.
- 36.Asushqim tjetër përveç të të shplarave.
- 37. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
- 38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
- 39. Edhe në atë që nuk e shihni!
- 40. Se me të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
- 41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
- 42. Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
- 43. Është zbritje prej Zotit të botëve!
- 44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
- 45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
- 46. E pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.
- 47. Askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
- 48. Ai (kur’ani) është këshillë për të ruajturit.
- 49. S’ka dyshim se Ne dijmë që prej jush ka qe e përgënjeshtrojnë.
- 50. Ai (Kur’ani) njëmend do të jetë dëshprim për jobesimtarët.
- 51. Ai është e vërtetë bindëse!
- 52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!