
Qurani në Shqip
Al-Infitâr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. E kur të çahet qielli.
- 2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
- 3. Dhe kur të përzihen detet.
- 4. Dhe kur të trazohen varret.
- 5. Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!
- 6. O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
- 7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
- 8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
- 9. Jo, nuk është ashtu.Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
- 10. Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
- 11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
- 12. Ata e dinë se çka punoni.
- 13. E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
- 14. Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
- 15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
- 16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
- 17. E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
- 18. Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
- 19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!