Qurani në Shqip
Al-Inshiqâq
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Kur të pëlcet qielli.
- 2. T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
- 3. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
- 4. E të nxjerr çka kabrendae të çlirohet,
- 5. Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu si takoi.
- 6. O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zotiyt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
- 7. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
- 8. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
- 9. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
- 10. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
- 11. Ai do t’i ndjellë vetes shkatërrim,
- 12. Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
- 13. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
- 14. Dhe ka menduar se nuk ka për t’u kthyer.
- 15. Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
- 16. Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
- 17. Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
- 18. Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
- 19. Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
- 20. E, çka kanë ata që nuk besojnë?
- 21. Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
- 22. Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
- 23. E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
- 24. Lajmëroji, pra me një dënim të dhembshëm.
- 25. Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!