
Qurani në Shqip
Al-Maʽârij
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm,
- 2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë.
- 3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej).
- 4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
- 5. Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
- 6. Atyre u duket ai larg,
- 7. Kurse Neve ai na duket afër.
- 8. Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.
- 9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
- 10. Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
- 11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
- 12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
- 13. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
- 14. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
- 15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha – flaka (emër i Xhehennemit).
- 16. Është që heq kapakët e kokës.
- 17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar (prej besimit).
- 18. Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
- 19. Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
- 20. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
- 21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.
- 22. Përveç atyre që falen,
- 23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
- 24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar.
- 25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
- 26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
- 27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
- 28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre.
- 29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
- 30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
- 31. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
- 32. Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
- 33. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
- 34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
- 35. Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar.
- 36. ç’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
- 37. Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje?
- 38. A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin r begatshëm?
- 39. Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
- 40. Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.
- 41. të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
- 42. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në tëkotadhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
- 43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
- 44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.