Qurani në Shqip
Al-Muddaththir
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. O ti i mbuluar!
- 2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
- 3. Dhe madhëroje Zotin tënd!
- 4. Dhe rrobat tua pastroji!
- 5. Dhe të keqës së ndyrë largohu!
- 6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
- 7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!
- 8. E,kurtë fryhet në Sur,
- 9. Atëherë ajo është ditë e vështirë.
- 10. Për jobesimtarët ështëjoe lehtë.
- 11. Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
- 12. Dhe bëra këtë pasuri të madhe.
- 13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
- 14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
- 15. E ai lakmon që t’i shtoj edhe më tepër.
- 16. Ejo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
- 17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
- 18. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur’anin).
- 19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
- 20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
- 21. Ai sërish thellohej në mendime.
- 22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
- 23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
- 24. E tha: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
- 25.Kynuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!”
- 26.E Unëatë do ta hedhë në Sekar!
- 27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
- 28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
- 29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
- 30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
- 31. E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “çka dashti All-llahu me këtë shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
- 32. Jo, nuk është ashtu, Pasha hënën!
- 33. Edhe natën kur tërhiqet!
- 34. Edhe agimin kur agon!
- 35. S’ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
- 36. Është vërejtje për njerëz!
- 37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
- 38. Secili njeri është pengë i veprës së vet.
- 39. Përveç atyre të djathtëve.
- 40. Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
- 41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
- 42. “çka u solli juve në Sekar?”
- 43. Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin ( që bënin namaz);
- 44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
- 45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë tëkota.
- 46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
- 47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!”
- 48. E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
- 49.Poçka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kur’ait)?
- 50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
- 51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
- 52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t’i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
- 53. E jo! Por ata janë që nuk frikësohen botës tjetër.
- 54. Dhe jo! Se ai (Kur’ani) është këshillë e lartë.
- 55. E kush do, këshillohet me të.
- 56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!