Qurani në Shqip
Al-Mursalât
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Pashaerëratqë fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)!
- 2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
- 3. Pashaengjëjtqë u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
- 4. Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
- 5. Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët).
- 6. Si arsyetim ose si vërejtje.
- 7. S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër.
- 8. Kur yjet të shuhen.
- 9. Dhe kur qielli të hapet,
- 10. Dhe kur kodrat të copëtohen,
- 11. Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha?
- 12. E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?
- 13. Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
- 14. E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?
- 15. Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
- 16. A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm?
- 17. Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
- 18. Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
- 19. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
- 20. A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
- 21. Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
- 22. Për deri në një kohë të caktuar.
- 23. Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit.Sapërcaktues të mirë jemi!
- 24. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
- 25.Anuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,
- 26. Të gjallë dhe të vdekur?
- 27. Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.
- 28. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan,.
- 29. (uthuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë.
- 30. Shkoniteajo hije (mjegull) që ka tri degëzime.
- 31. Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.
- 32. Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
- 33. E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
- 34. Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
- 35. Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
- 36. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.
- 37. Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!
- 38. Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
- 39. Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
- 40. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
- 41. Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
- 42. Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
- 43. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
- 44. Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
- 45. Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.
- 46. Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
- 47. Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
- 48. Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”,ata nuk përkuleshin.
- 49. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan.
- 50. Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?