
Qurani në Shqip
Al-Muzzammil
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. O ti i mbështjellë!
- 2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
- 3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
- 4. Ose shto diç prej saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje.
- 5. Nedotë shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
- 6. E s’ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjlë më e qartë.
- 7. Vërtet, Ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
- 8.Poti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
- 9. Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merrë për mbështetje.
- 10. Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
- 11. Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
- 12. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
- 13. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
- 14. Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
- 15. Ne dërguamte ju tëdërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
- 16. E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
- 17. Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t’i bëjë pleq?
- 18. Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
- 19. Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën përteZoti i vet.
- 20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak sedytë tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!