
Qurani në Shqip
Al-Qalam
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
- 2. Ti, me dhuratën pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
- 3. Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
- 4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!
- 5. Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin.
- 6. Se cili prej jush është i çmendur?
- 7. S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
- 8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
- 9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.
- 10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
- 11. që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz.
- 12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë,
- 13. që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba).
- 14. (Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
- 15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!”
- 16. Ne do ti dëmkosim atë në turi (në hundë).
- 17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.
- 18. E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu – inshaell -llahu!”
- 19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
- 20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.
- 21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
- 22. Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni!
- 23. Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete ( të mos i dëgjojnë kush).
- 24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
- 26. E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”.
- 27. Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të!
- 28. Ai me maturi prej tyre tha: “A nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin?”
- 29. Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”
- 30. Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.
- 31. Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”
- 32. Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.
- 33. Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
- 34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
- 35. A do ti bëjmë krminelët të barabartë me mylimanët?
- 36. ç’është me ju, si gjykoni ashtu?
- 37. A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni?
- 38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
- 39. Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi?
- 40. Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
- 41.Apoata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t’i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën?
- 42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çshtja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën.
- 43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata – talleshin).
- 44. Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
- 45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im ëstë shumë i fortë.
- 46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
- 47. A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu trumbetojnë (se janë të mirë)?
- 48. Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
- 49. Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.
- 50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
- 51. E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”
- 52.Poai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).