
Qurani në Shqip
Al-Qamar
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
- 2.Poata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!”
- 3. Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.
- 4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
- 5. Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
- 6. Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
- 7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.
- 8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.
- 9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim.
- 10. E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”
- 11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
- 12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar.
- 13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
- 14. Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
- 15. Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
- 16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
- 17. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim?
- 18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?
- 19. Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë.
- 20. I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
- 21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
- 22. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
- 23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
- 24. E thamë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!”
- 25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
- 26. Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
- 27. Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim.
- 28. Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
- 29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
- 30. E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
- 31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë , e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).
- 32. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
- 33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
- 34. Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
- 35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
- 36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
- 37. Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
- 38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
- 39. Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!
- 40. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
- 41. Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje.
- 42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
- 43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
- 44. A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?”
- 45. Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
- 46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
- 47. S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
- 48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuanie dënimin Sekar”. (emër i një Xhehennemi).
- 49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
- 50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
- 51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
- 52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
- 53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
- 54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.
- 55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).