
Qurani në Shqip
Al-Qâriʽah
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Krisma e kijametit.
- 2. Ç’ka është krisma?
- 3. Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma?
- 4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.
- 5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.
- 6. Esai përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,
- 7. Ai është në një jetë të këndshme.
- 8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
- 9. Vendi i tij do të jetë në Havije.
- 10. E ç’është ajo që të njoftoi ç’është ai (Havije)?
- 11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.