
Qurani në Shqip
Al-Qiyâmah
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Betohem në ditën e kijametit;
- 2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
- 3. A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?
- 4.Po, do t’ia tubojmë! Dukeqenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
- 5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
- 6. Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?”
- 7. E, kur të merren sytë (të parët)?
- 8. E të zëhet hëna (errësohet),
- 9. Dhe të bashkohet dielli e hëna.
- 10. Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!”
- 11. Jo, nuk ka strehim!
- 12. Atë ditë vetëmteZoti yt është caku!
- 13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
- 14.Ponjeriu është dëshmitar i vetvetes.
- 15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
- 16. Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
- 17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
- 18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
- 19. Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.
- 20. Jo, nuk është ashtu!Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
- 21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).
- 22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
- 23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
- 24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
- 25. Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
- 26. Jo dhe Jo!Pokur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
- 27. Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kushdota shërojë?”
- 28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
- 29. E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).
- 30. Atë ditë vetëmteZoti yt shkohet.
- 31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
- 32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
- 33. Dhe shkontetefamilja e tij me fodullëk.
- 34. Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë! (osei mjeri ti i mjeri).
- 35. Edhe nje herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë!
- 36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
- 37. A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet.
- 38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
- 39. Dhe prej tij Ai i bëridylloje: mashkullin dhe femrën.
- 40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?