Qurani në Shqip
Al-Wgqiʽah
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
- 2. Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë.
- 3. Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).
- 4. (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
- 5. E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi.
- 6. E bëhen pluhur i shpërndarë.
- 7. Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
- 8. E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
- 9. Po të majtit, kush janë ata të majtit?
- 10. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
- 11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
- 12. Janë në Xhennetet e begatshme.
- 13. (ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
- 14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
- 15. Janë në shtretër të qendisur me ar.
- 16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
- 17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
- 18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
- 19. Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen.
- 20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
- 21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
- 22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
- 23. Si të ishim inxhi të ruajtura.
- 24. Shpërblim për atë, që ata punuan.
- 25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
- 26. Vetëm thënie: selam pas selami.
- 27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
- 28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
- 29. Të bananeve me fruta palë-palë.
- 30. Nën hije të përhershme.
- 31. Pranë ujit rrjedhës.
- 32. Edhe ndër pemë shumë llojesh.
- 33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
- 34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
- 35. Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
- 36. Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
- 37. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
- 38. (Ato janë) për ata të djathtët.
- 39. (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
- 40. Janë shmë nga më të vonshmit.
- 41. E të majtit, ç’është puna e të majtëve?
- 42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
- 43. Dhe në errësirë tymi.
- 44. As e freskët e as e këndshme.
- 45. Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
- 46. Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh.
- 47. Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
- 48. A edhe prindërit tanë të hershëm?
- 49. Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!”
- 50. Kemi për t’u tubuar në një ditë të caktuar!
- 51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
- 52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!
- 53. Prej saj keni për t’i mbushur barqet!
- 54. E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar!
- 55. Do të pini si deveja e etshme!”
- 56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
- 57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
- 58. A më tregoni për farën që e dredhni,
- 59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
- 60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
- 61. Që t’ju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
- 62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
- 63. A nuk e shihni atë që e mblidhni?
- 64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
- 65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
- 66. S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
- 67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
- 68. A e shihni ujin që po e pini?
- 69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
- 70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
- 71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
- 72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
- 73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).
- 74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
- 75. Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve.
- 76. E ai është betim imadh, sikur ta dini!
- 77. Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm.
- 78. Është në një libër të ruajtur.
- 79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
- 80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.
- 81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni.
- 82. Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
- 83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt.
- 84. E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet).
- 85. E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni.
- 86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
- 87. (Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
- 88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit).
- 89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm.
- 90.Ponë qoftë se është nga të djathtët?
- 91. Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet).
- 92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
- 93. Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
- 94. Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.
- 95. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
- 96. Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar