Qurani në Shqip
An-Naba’
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetri?
- 2. Për lajmin e madh e tronditës.
- 3. Në të cilin ata janë në kundërshti.
- 4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
- 5. Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
- 6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
- 7. Ndërsa kodrat shtylla?
- 8. Dhe Ne u krijuam juve në çifte.
- 9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
- 10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet).
- 11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
- 12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
- 13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
- 14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
- 15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.
- 16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
- 17. S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
- 18. Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
- 19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
- 20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
- 21. E Xhehennemi është në pritë (në pusi).
- 22. Është vendstrehim i arrogantëve.
- 23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
- 24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
- 25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.
- 26. Si ndëshkim i merituar.
- 27. Ata ishin që nuk pritnin se do të jepin llogari.
- 28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan më këmbëngulje.
- 29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
- 30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’u shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
- 31. S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.
- 32. Kopshte e vreshta rrushi.
- 33. Edhe vasha të një moshe.
- 34. Edhe gota të mbushura plot verë.
- 35. Aty nuk dëgjojnë fjalë tëkota, as gënjeshtra.
- 36. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zotiyt.
- 37. Zoti i qiejve e i tokës, dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje.
- 38. Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.
- 39. Ajo është dita e vërtetë, ekushdëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
- 40. Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe”!