
Qurani në Shqip
An-Nâziʽât
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Pashaata(engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
- 2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
- 3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
- 4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
- 5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
- 6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
- 7. Që pas saj pason tjetra.
- 8. Atë ditë zemrat janë të tronditura.
- 9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
- 10. Ata (idhujtarët në dynja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?”
- 11. Aedhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?”
- 12. Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”
- 13.Poajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
- 14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
- 15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
- 16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
- 17. Shkotefaraoni se vërtet ai e ka tepruar.
- 18. Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?”
- 19. Unë të udhëzoi te Zotiyte ti t’ia keshë frikën Atij!
- 20. Dhe aiiatregoi mrekullinë e madhe.
- 21.Poai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
- 22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
- 23. I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
- 24. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
- 25. Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
- 26. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
- 27. Aështë më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
- 28. Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë.
- 29. Natëniaerrësoi e ditën ia ndriçoi.
- 30. E pastaj tokën e sheshoi.
- 31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
- 32. Kurse kodratiapërforcoi.
- 33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
- 34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
- 35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
- 36. E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
- 37. E përsau përket atij që ka tepruar.
- 38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
- 39. Xhehennemi do të jetë vendi i tij.
- 40. Ekush iufrikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
- 41. Xhenneti është vendi i tij.
- 42. Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!”
- 43.Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkutosh atë?
- 44. VetëmteZoti yt është dijenia për të.
- 45. Ti je vetëm qortues i atij qëiaka frikën Atij.
- 46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nukkanjetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.