
Qurani në Shqip
Ar-Rahmân
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Rrahmani – Mëshiruesi (Zoti ynë),
- 2. Ai ia mësoi Kur’anin
- 3. E krijoi njeriun.
- 4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).
- 5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
- 6. Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
- 7. Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
- 8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
- 9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!
- 10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
- 11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.
- 12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
- 13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
- 14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
- 15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0e zjarrit.
- 16. E , cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
- 17. Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve.
- 18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
- 19. Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
- 20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
- 21. E,cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
- 23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
- 25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 26. çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
- 27. E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
- 28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 29. (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj. ).
- 30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 31. Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju , o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
- 32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.
- 34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
- 36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 37. E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.
- 38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
- 40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni?
- 41. Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.
- 42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj poe mohoni?
- 43. Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
- 44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.
- 45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?
- 46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete.
- 47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
- 49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
- 51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 52. Në ata të dy, prej të gjtitha pemëve ka nga dy lloje.
- 53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 54. Të mbështëetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.
- 55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?
- 56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
- 57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë0.
- 59. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
- 61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 62. E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.
- 63.Pocilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
- 64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
- 65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
- 66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
- 67. E, cilën të mirë të Zoti tuaj po e mohoni?
- 68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
- 69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 70. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
- 73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
- 75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
- 77. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
- 78. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!