
Qurani në Shqip
Ash-Shuʽarâ’
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Ta, Sinë, Mimë.
- 2. Këto janë ajete të librit të (të Kur’anit) qartë!
- 3. A mos do të mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
- 4. Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij.
- 5. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t’ia kthejnë shpinën.
- 6. Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t’u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
- 7. A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë loje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
- 8. Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk kanë qenë besimtarë.
- 9. e s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
- 10. (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh te ai popull zullumqarë!”
- 11. Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
- 12. Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të trajtojnë si gënjeshtarë.
- 13. Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
- 14. Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!”
- 15. Ai (All-llahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë).
- 16. Shkoni dhe faraonit thoni: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
- 17. T’i lejosh beni israilët të vijnë me ne!”
- 18. Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
- 19. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, prra ti je mohues (i të mirave që t’i bëmë).
- 20. (Musai) Tha: “E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
- 21. Andaj, edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi dhe më bëri nga të dërguarit.
- 22. Më përmend atë të mirë që më bëre mua, e ti robërove beni israilët!”
- 23. (Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoj)?”
- 24. Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”
- 25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!”
- 26. Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!”
- 27. (Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”
- 28. (Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!”
- 29. (faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”
- 30. (Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!”
- 31. Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën?”
- 32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
- 33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
- 34. (faraoni) Parisë që e rrethonte, u tha: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!”
- 35. Që me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’më propozoni mua?
- 36. Paria) Shtyje atë dhe vëlain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
- 37. Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
- 38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
- 39. Edhe popullit iu tha: “Ejani e tubohuni,
- 40. Ashtu që t’i përkrahin magjistarët, nëse ata triumfojnë”.
- 41. E kur erdhën magjistarët i thanë faaonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhnjimtarë?”
- 42. Ai tha: “Po, bile ju do të jeni atëherë prej më të afërmve!”
- 43. Musai atyre u tha: “Hidhnie atë që keni për ta hedhur!”
- 44. E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “Për hir të madhërisë së faraonit, ne me sifuri do të jemi ngadhënjyes!”
- 45. Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëltiset gjithë çka kishin improvizuar ata.
- 46. Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
- 47. E thanë: “Ne i besuam Zotit të botëve,
- 48. Zotit të Musait e të Harunit!”
- 49. Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do t’ua shkurtoi (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do t’u gozhdoj”.
- 50. Ata (magjistarët) thanë: “S’ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë,
- 51. Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!”
- 52. Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natan me robërit e Mij dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”.
- 53. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
- 54. (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
- 55. Dhe se me të vërtetë, ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
- 56. E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
- 57. Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
- 58. prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
- 59. Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
- 60. E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
- 61. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait Thanë: “Me siguri na zunë!”
- 62. Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”.
- 63. Ndërsa Ne Musait i thamë: “Meshkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
- 64. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
- 65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
- 66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
- 67. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
- 68. Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
- 69. Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
- 70. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “çka jeni duke adhuruar?”
- 71. Ata i thanë: “Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!”
- 72. Ai i tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur të luteni?”
- 73. Ose, “a u sjellin juve dobi apo dëm?”
- 74. Ata thanë: “Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!”
- 75. Ai tha: “A po shihni se ç’po adhuroni?”
- 76. Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
- 77. Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij. përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
- 78. Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua,
- 79. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë,
- 80. Dhe kur të sëmurem A më shëron,
- 81. Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
- 82. Ai te i cili kam shpresë se do të m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
- 83. Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
- 84. Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
- 85. Më bn prej trashëgesve të Xhennetit të begatshëm,
- 86. Dhe fale babaim tim, se ai vërtet ishtë nga ata të humburit,
- 87. E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
- 88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
- 89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
- 90. E Xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
- 91. Ndërsa Xhehennem u dëftohet atyre që ishin të humbur.
- 92. Dhe atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit ju”,
- 93. Pos All-llahut? Ata, a mund t’ju ndihmojnë juve o vetes?
- 94. E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hudhën në të,
- 95. Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) r djallit.
- 96. E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
- 97. “Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur”,
- 98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
- 99. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
- 100. E tash për ne nuk ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
- 101. Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
- 102. E, sikur të mnud të kthehemi (dynja) edhe njëherë,, do të bëheshim besimtarë.
- 103. Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
- 104. Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm dhe i mëshirshëm.
- 105. Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
- 106. Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?
- 107. Unë jam për ju pejgamber besnik.
- 108. Keni frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
- 109. Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
- 110. Pra (edhe njëherë u them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
- 111. Ata thanë: “E si të besojmë ty, kur ty të besojnë të ultit?”
- 112. Ai tha: “Unë nuk dijë se ç’punuan ata (që ju u thoni të ulët)”.
- 113. Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
- 114. E unë nuk do t’i përzë besimtarët.
- 115. Unë nuk jamë tjetër, por vetëm sa t’u tërheq vërejtjen haptas.
- 116. Ata i thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)”.
- 117. Ai tha: “O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
- 118. Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!”
- 119. Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
- 120. Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
- 121. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
- 122. S’ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
- 123. Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
- 124. Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: “A nuk frikësoheni?”
- 125. Unë për ju jam i dërguar besnik.
- 126. Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
- 127. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, e shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
- 128. A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
- 129. Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikura që të jeni përgjithmonë?
- 130. E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
- 131. Pra, kinie frikë All-llahun dhe në dëgjoni mua!
- 132. Kinie frikë Atë që u pajisi me çka e dinit vet.
- 133. U pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
- 134. Me kopshte e me burime uji.
- 135. Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe.
- 136. Ata thanë: “Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!”
- 137. Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) të popujve të lashtë.
- 138. Se ne nuk kemi për t’u dënaur.
- 139. Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtarët, e Ne atëhere i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumiza e tyre nuk besuan.
- 140. Vëretet, Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
- 141. Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
- 142. Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk frikësoheni?”
- 143. Unë për ju jam i dërguar besnik.
- 144. Andaj, kinie frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!”
- 145. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
- 146. A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
- 147. Në kopshte e në burime.
- 148. Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
- 149. Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
- 150. Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
- 151. E mos shkoni pas atyre që janë të pa frenuar (që e teprojnë me vepra të këqia).
- 152. Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
- 153. Ata i thanë: “Ti je vetëm i magjepsur”.
- 154. Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!”
- 155. Ai tha: “Ja, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
- 156. Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t’ju godasë dënimi i ditës së madhe!”
- 157. Po ata e therrën atë, madje u penduan (nga frika).
- 158. Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
- 159. Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
- 160. Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
- 161. Kur vëllai i tyre, Luti i tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)?”
- 162. Unë jam i dërguar i juaj, jam i besueshëm!
- 163. Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
- 164. Unë krkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është te Zot i botëve.
- 165. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
- 166. E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufij!”
- 167. Ata i thanë: “O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!”
- 168. Ai tha: “Unë jam kundër veprimit tuaj!
- 169. Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që ëjnë ata!”
- 170. Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
- 171. Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me atë (në dënim).
- 172. E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
- 173. E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
- 174. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
- 175. E Zoti yt, padyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirëshëmi.
- 176. Edhe populi i Ejkës të dërguarit i konsiderojnë gënjeshtarë.
- 177. Kur Shuajbi atyre u tha: “a nuk ruheni?”
- 178. Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
- 179. Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
- 180. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
- 181. Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
- 182. Dhe matni me peshojë (terezi) të saktë (precize).
- 183. Dhe ata leni mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
- 184. Frikësohuni Atij që u krijo juve dhe breznitë e para.
- 185. Ata thanë: “Sdyshim se ty të ka zënë magjia!”
- 186. Ti nuk je tjetër, por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtarë!
- 187. E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
- 188. Ai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!”
- 189. Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
- 190. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
- 191. E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
- 192. E edhe ai (kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
- 193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
- 194. (E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
- 195. (Të shpallëm) Me gjuthëtë kulluar arabe.
- 196. Dhe se ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
- 197. A nuk ishte për ata (për jobsimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
- 198. E sikur t’ia shpallin atë (Kur’anin) ndonjë joarabi,
- 199. e ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij.
- 200. Dhe kështu, Ne u futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
- 201. E ata nuk i besojnë atij (Kur’anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
- 202. Dhe t’ju vijë befas, duke mos e hetuar.
- 203. e atëherë të thonë: “A thua do të na jepet afat?”
- 204. E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur ithanë pejgamberit sillnie dënimin).
- 205. Po më thuaj se edhe nëse Ne u jpim të jetojnë vite me rradhë,
- 206. e pastaj t’u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
- 207. çka do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
- 208. Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
- 209. Që ju përkujtojë (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
- 210. Atë (Kur’anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
- 211. Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
- 212. Pse ata jnë të penguar edhe për ta dëgjuar!
- 213. Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve.
- 214. Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
- 215. E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
- 216. E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: “Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju”.
- 217. Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, Mëshiruesin.
- 218. I cili të sheh kur të ngritesh në këmbë.
- 219. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
- 220. Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
- 221. A t’u tregojj unë se kujt i vijnë djajt?
- 222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari.
- 223. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn.
- 224. E për sa u përket poeteve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humbrit (nga e vërteta).
- 225. A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
- 226. Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
- 227. Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira,që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në Xhehennem do t’i nënshtrohen).