
Qurani në Shqip
At-Takwîr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),
- 2. Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),
- 3. Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),
- 4. Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,
- 5. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).
- 6. Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakruar,
- 7. Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.
- 8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
- 9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur,
- 10. Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,
- 11. Dhe kur qielli të jetë hequr,
- 12. Dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur fort,
- 13. Dhe kur Xhenneti të jetë afruar,
- 14. Atëbotë njeriu do të dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).
- 15. Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),
- 16. Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë),
- 17. Pasha natën kur ajoiabeh me errësirë.
- 18. Pasha agimin kuriashkrep!
- 19. S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).
- 20. Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.
- 21. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.
- 22. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!
- 23. Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.
- 24. Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).
- 25. Dhe ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!
- 26. Pra, ku jeni, kah shkoni?
- 27. Ai (Kur’ani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit!
- 28. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të gjendet në të vërtetën.
- 29. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!