Qurani në Shqip
At-Târiq
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Pashaqiellindhe yllin ndriçues (të natës)!
- 2. E ku e di tise çka është tariku – trokitësi?
- 3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
- 4. Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
- 5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
- 6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
- 7. E qëdelnga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
- 8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
- 9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
- 10. E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.
- 11. Pashaqiellinqë kohë pas kohe kthehet me shi.
- 12. Edhe kohën që qahet për bimë.
- 13. Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon – gjykon.
- 14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
- 15. Ata vërtetë bëjnë kurtha.
- 16.Poedhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
- 17. E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi atapak.