
Qurani në Shqip
At-Tîn
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Pashafikundhe ullirin!
- 2. Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
- 3. Dhe këtë qytet të sigurisë!
- 4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
- 5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
- 6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
- 7. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
- 8. A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?