
Qurani në Shqip
At-Tûr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Pasha Turin.
- 2. Dhe librin e shkruar në rreshta.
- 3. Në lëkurë të shtrirë.
- 4. Pashashtëpinë(Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).
- 5. Pashakulmine ngritur (qiellin).
6 Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).
- 7. Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë.
- 8. Atë nuk kakushqë mund ta largojë.
- 9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.
- 10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.
- 11. Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët.
- 12. Të cilët luajnë të zhytur në besime tëkota.
- 13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit.
- 14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
- 15. A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dynja).
- 16. Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat.
- 17. Ata të devitshmit janë në kopshte e në begati.
- 18. Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit.
- 19. (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë.
- 20. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
- 21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim,Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
- 22. Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
- 23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë tëkotae as mëkat.
- 24. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë tëkotae as mëkat.
- 25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja).
- 26. (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
- 27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
- 28. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues”.
- 29. Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntimë e Zotiti tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
- 30. E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”.
- 31. Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”.
- 32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat?
- 33. A mo ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë.
- 34. Pra, ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.
- 35. A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?
- 36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur.
- 37. A mos te ata ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
- 38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Prra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
- 39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
- 40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar mga tagri?
- 41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
- 42. A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk beuan bijnë vetë në kurth.
- 43. A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
- 44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Është e re e dendur!”
- 45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
- 46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi sgjë e as do të ndihmohen.
- 47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa si (kijameti), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë.
- 48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!
- 49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më.