
Qurani në Shqip
Az-Zukhruf
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Ha, Mimë.
- 2. Pashalibrin(Kur’anin) sqarues!
- 3. S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
- 4. Dhe se në librin amzë (Lehvi mahfudh)teNe, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
- 5.Athua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t’ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
- 6. E,sapejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
- 7. Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
- 8. Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmive është përmendur më parë (në Kur’an).
- 9. Nëse ti i pyet ata: “Kushi krijoi qiejt dhe tokën?” Me siguri do të thonë: “Ato i krijoi i gjithfuqishmi, i dijshmi!”
- 10. Ai që tokën e bëri djep për ju dhe u mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
- 11. Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
- 12. Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
- 13. Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
- 14. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!”
- 15. Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tilë njëmend është mohues i hapët.
- 16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
- 17. E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij, nxihet dhe i zihet fryma.
- 18. A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
- 19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
- 20. Ata pastaj thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t’i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë”.
- 21. A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur’anit),e ata i përmbahen atij?
- 22. Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre”.
- 23. Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”.
- 24. Ai tha: “A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!”
- 25. Atëherë Ne ndërmorrëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
- 26. (Pëërkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhroni ju,
- 27. përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!”
- 28. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimn në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
- 29. Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
- 30. Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk besojmë!”
- 31. Pastaj thanë: “Përse të mos ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?”
- 32. A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
- 33. E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë që nuk feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim ppulazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriteshin.
- 34. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
- 35. Edhe stoli të ndryshme (ari etj. ). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
- 36. Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.
- 37. E ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
- 38. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!”
- 39. Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t’ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
- 40. A mos ti do ta bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
- 41. E, nëse të tërheqim ty (të marrim jetën ose të shpërngulim), ngase Nr kemi fuqi kundër tyre.
- 42. Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
- 43. Andaj, ti përmbaju asaj që të shap;;et, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
- 44. Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
- 45. E ti, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota tjerë?
- 46. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: “Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!”
- 47. E kur u solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.
- 48. Dhe Ne nuk u treguam asnjë mreklli (ndëshkuese) që nuk ishin të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.
- 49. De ata thanë: “O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd që të ka dhënë (të na largojë dënimin) se ne po besojmë!”
- 50. E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.
- 51. Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është i imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?”
- 52. Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet!
- 53. përse nuk i janë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
- 54. Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
- 55. Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
- 56. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
- 57. Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.
- 58. Dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?” Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë.
- 59. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
- 60. Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëjt që do t’ju zëvendësonin në tokë.
- 61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje kjo është rrugë e drejtë.
- 62. E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
- 63.Pokur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erfha t’ju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
- 64. S’ka dyshim, se All-llahu është Ai Zoti juaj, andajAtë adhuronie! Kjo është rrugë e drejtë!”
- 65. Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
- 66. Nuk presim tjetër ato (grupe) përveç katastrofë t’u vijë befas duke mos e hetuar fare.
- 67. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
- 68. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!”
- 69. (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet dhe ishin myslimanë.
- 70. Hyni në Xhennete, ju she gratë tuaja, të gëzuar!
- 71. Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojnë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
- 72. E ky është Xhenneti që u është dhënë për atë që keni punar.
- 73. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
- 74. Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të Xhehennemit.
- 75. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar.
- 76. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
- 77. Dhe ata thërrasin: “O malik, le të në e marrë shpirtin Zoti yt!” ai thitë: “Ju do të jeni aty përgjithmonë!”
- 78. Ne u patëm sjellë të vërteën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vëtetës.
- 79. A mos vëndosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemivendosur (ta ndihmojmë).
- 80. A mendojnë se Ne nuk dërguam ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre?Po, e dëgjomë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
- 81. Thuaj: “Sikurse Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!”
- 82. Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga aji që ata i përshkruajnë.
- 83. Po ti, lëri ata të zhyten edhe më thellë derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
- 84. AI është që në qiell është All-llahu dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.
- 85. I lartësuar qoftë Ai, që në sundimin e qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
- 86. Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetsojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
- 87. Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra, ia kthejnë shpinën?
- 88. (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): “O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!”
- 89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqu tyre pra, thuaj: “Qofshin braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!”