
Qurani në Shqip
Luqmân
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Elif, Lamë, Mimë.
- 2. Ato janë ajetet të librit me plot urtësi të përsosur.
- 3. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
- 4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
- 5. Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe janë fatlumë.
- 6.Poka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm.
- 7. E kur lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë më një dënim të dhëmbshëm.
- 8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë Xhennetet e begatshme,
- 9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
- 10. Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.
- 11. Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e me trgoni pra mua se ç’krijuan ata të tjerët pos Tij. jo. asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.
- 12. Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e Mira e ati falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtet, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
- 13. (prkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vetr i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!”
- 14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë kthimi juaj.
- 15. E nse ata të dy tentojnë ë ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, o në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mande kthimi juaj është te Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.
- 16. O djali im, s’ka dyshim se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehurnë rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
- 17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
- 18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
- 19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin ënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.
- 20. A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshmen e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.
- 21. Dhe kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që e shpall All-llahu” ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë!” E edhe sikur t’i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!
- 22.E kushia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
- 23. Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm te Ne, e për atë që vepruan, Ne do t’u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.
- 24. Ne u japim të jetojnë pak (në kët botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.
- 25. Nëse ti pyet ata:Kushkrijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: “All-llahu!” thuaj: “All-llahut i qoftë lavdërimi!” Por shumica e tyre nuk dinë.
- 26. Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s’ka nevijë dhe është i lavdishëm.
- 27. Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur deti t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaroni fjalët e All-llahut (do të shterroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekulitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.
- 28. Krijimi dhe ringjallja juaj nuk ështëmë e rëndë se krijimi i një qenije (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e isheh veprat e njerëzve.
- 29. A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe AI i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.
- 30. Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zot) i vërtetë, dhe se ajo që adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi.
- 31. A nuk sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e oër t’u reguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
- 32. E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabeit dhe përbuzësit.
- 33. O ju njerëz, kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është e sigurt, pra mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues.
- 34. S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.