
Qurani në Shqip
Qâf
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Kaf,pashaKur’anin e lavdishëm (do të ringjalleni)!
- 2. Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi tyre, andaj jobesimtarët thanë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme.
- 3. A pasi të vdesim e të bëhemi dhe (do të kthehemi në jetë)?Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!”
- 4. Ne dimë se ç’pakësohet (ç’tret) toka prej tyre.Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
- 5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
- 6.Anuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
- 7. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
- 8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
- 9. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.
- 10. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me frua të paluara njëri mbi tjetrin.
- 11. ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
- 12. Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
- 13. Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
- 14. Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan dënimin Tim.
- 15. A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi tëri.
- 16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
- 17. Dhe se kurdyengjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
- 18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
- 19. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
- 20. Dje i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
- 21. E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari.
- 22. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e NE ta tërhoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
- 23. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: “Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati.
- 24. Ju tëdy(engjëjt) hidhinie në Xhehennem secilin mohues kryeneç.
- 25. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë nëfe.
- 26. I cili All-llahut i shoqëroi Zottjetër ,pra hidhnie atë në vuajtjet më të rënda”.
- 27. E shoku i tij (djalli) thotë: “Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg”.
- 28. Ai (All-llahu) thotë: “Mos u gridni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
- 29.teUnë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit”.
- 30. (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?”
- 31. Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër.
- 32. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.
- 33. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyerteAi me zemër të sinqertë.
- 34. (U thuhet) Hyni nëte, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.
- 35. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.
- 36. Esae sa brezni para tyre kemi shkatërruar e që ishin më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t’i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?
- 37. Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë me vëmendje, ka argumente.
- 38. Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyrebrendagjashtë ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje.
- 39.Poti (Mumahed) me përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para përendimit madhëro e falënderim Zotin tënd.
- 40. Falu për të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).
- 41. Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt.
- 42. Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).
- 43. S’ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre.
- 44. Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne.
- 45. Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur’an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.