
Qurani në Shqip
Ya-Sîn
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Ja, Sinë!
- 2. Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
- 3. S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
- 4. Je në një rrugë të drejtë.
- 5. (Kur’ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
- 6. Për t’ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
- 7. Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
- 8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
- 9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
- 10. Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
- 11. Tiiatërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.
- 12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).
- 13. Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.
- 14. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me njëtëtretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju.
- 15. Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
- 16. Ata thanë: “Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
- 17. Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë.
- 18. Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.
- 19. Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (nakërcënoheni)?Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!”
- 20. Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!”
- 21. Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
- 22. E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.
- 23. A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë,eas që do të më shpëtjnë.
- 24. Unëdotë jem atëherë në një humbje të hapët.
- 25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”
- 26. Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet!eai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
- 27.përçka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”
- 28. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,
- 29. përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
- 30. Osadëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
- 31. A nuk e panë ata sesagjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
- 32. Dhe të gjithë, të tubuar,dotë paraqiten pranë Nesh.
- 33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
- 34. Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
- 35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre.Ai gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.
- 36. I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
- 37. Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
- 38. Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar).Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.
- 39. Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).
- 40.Asdielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion.
- 41. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot.
- 42. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t’i hipin.
- 43. E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
- 44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
- 45. E kur u thuhet atyre: “Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
- 46. Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nukiakthyen shpinën.
- 47. Dhe kur u thuhej: “Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: “A taushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!”.
- 48. Dhe thoshin: “Poqe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”
- 49. (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
- 50. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
- 51. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
- 52. E thonë: “Të mjerët ne!Pokush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit.
- 53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
- 54. Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat.
- 55. Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
- 56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë.
- 57. Aty kanë pemë dhe çka të duan.
- 58. Kanë “Selam”, thënie e Zotit mëshirues!
- 59. E tash, ju kriminelë, ndahuni!
- 60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
- 61. *Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
- 62. Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
- 63. Ky është Xhehennemi që juve u premtohe.
- 64. Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë!
- 65. Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.
- 66. E sikur të duam Ne do t’ua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin?
- 67. Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa.
- 68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
- 69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë.
- 70. Për t’ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
- 71. A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë.
- 72. Dhe ua bëmë ato që t’u biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen.
- 73. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë?
- 74. Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
- 75. Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
- 76. E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
- 77. A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë.
- 78. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?
- 79. Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
- 80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.
- 81. A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi.
- 82. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.
- 83. I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.