
Qurani në Shqip
Al-Humazah
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit),
- 2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
- 3. E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm.
- 4. Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.
- 5. E çka dini ti se ç’është Hutame?
- 6. Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
- 7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.
- 8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
- 9. Ata janë të lidhur në pranga